Puna e parë që duhet bërë sivjet është luftimi i Covid-19, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kur flet për prioritetet në punën gjatë këtij viti të organizatës që ai drejton. “Vaksina është prova e parë morale që kemi përpara”, theksoi ai në fjalimin e mbajtur (28.01) para Asamblesë së Përgjithshme. Ai tregon se vaksinat kanë mbërritur në disa vende, por nuk kanë arritur ende në vendet e varfëra. “Shkenca ka pasur sukses, por solidariteti jo,” thotë shefi i OKB.
Vitin që kaloi bota humbi 2 milionë vetë. Qeveritë kanë përgjegjësi për mbrojtjen e popullsisë së tyre, por Covid nuk mund të luftohet vetëm në një vend. Studimet kanë treguar se vaksina mund t’i kushtojë ekonomisë së botës 9,2 trillion dollarë. Pasi numëron hapat që duhen ndjekur për të luftuar Covidin, Guterres thotë se “bota nuk mund të shpëtojë nga virusi nëse ekonomia lufton për ekzistencë.” Ai kërkon fillimin e një programi të qëndrueshëm shpëtimi.
Vendet e pasura janë duke zbatuar programe shpëtimi me vlerë triliona dollarë, tregon shefi i OKB, kurse vendet e varfra kanë qenë në gjendje të shpenzojnë vetëm 2 përqind të prodhimit të brendshëm në vend. Guterres kërkon lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.
Luftimi i Covidit, ringritja ekonomike dhe klima janë prioritetet kryesore në vitin që sapo ka filluar, të cilin Guterres e quan kritik për klimën dhe biodiversitetin.”Ka ardhur koha që carbonit t’i vendoset çmimi që ka”, thotë Guterres.
2021 viti i shpresës
Humbjet ekonomike vazhdojnë të rriten, në një kohë kur numri i vendeve të punës ka rënë me 500 milionë vende pune. Pabarazia vazhdon të rritet, varfëria po arrin ekstremet, biodiversiteti po bie. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin tensionet gjeopolitike janë duke penguar përpjekjet kolektive për të vendosur paqen. Nevojat për ndihma humanitare janë në rritje, rreziku nga armët atomike dhe kimike është në rritje, të drejtat e njeriut po zbehen, gjuha e urrejtjes është në rritje. Më keq nuk bëhet. Me një fjalë 2020 solli shumë tragjedi dhe vuajtje, 2021 duhet të jetë viti i kthimit të botës në rrugën e duhur.
Guterres, kërkon të luftohet pandemia e varfërisë dhe pabarazisë. “Më shumë se 70 përqind e popullsisë së botës është duke jetuar me rritjen e pabarazisë së pasurisë,” thotë ai duke shpjeguar se shanset e njerëzve në botë varen nga gjinia, raca, baza familjare dhe etnike, si dhe faktorë të tjerë. “Pandemia i ka bërë gjërat më keq,” thotë Guterres, i cili kërkon Kontratë të Re Sociale. /DeutscheWelle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Dorëzohet xhandarmëria serbe, fermerët lejohen të protestojnë në Novi Sad
Trump komenton sjelljet e çuditshme dhe përshëndetjet naziste të Musk
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova