LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët thonë se periudha e pandemisë është ndër shkaktarët e vrasjeve në familje

Ekspertët thonë se periudha e pandemisë është ndër shkaktarët e vrasjeve në familje
Foto: Ilustrim

Kohët e fundit janë shtuar rastet e dhunës por edhe vrasjet në familje. Sipas ekspertëve periudha e pandemisë dhe izolimi janë ndër faktorët por nuk përjashtohen edhe rrethana tjera.

Ende nuk është bërë një vit prej se kur është shpallur pandemia në Kosovës por pasojat tashmë sipas ekspertëve janë duke u parë. Pasojat më të rënda konsiderohen rastet e dhunës por edhe vrasjet në familje.


Psikologu Yll Avdiaj thotë se si pasojë e izolimit gjatë pandemisë familjet janë përballur me konflikte e që në disa raste kanë përfunduar edhe me vrasje.

“Nuk duhet përjashtuar çrregullimet e personalitetit që mund t’i ketë ndonjë anëtarë i familjes që mund të rezultojë deri te dhuna. Mos durimi ose tendenca për të dominuar mbi njëri tjetrin, mos dëgjueshmëria dhe përplasja e koncepteve brenda familjes shpeshherë mund të çojnë deri të vrasja”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Yll Avdiaj.

Për ekspertin Drizan Shala pos periudhës së ilzolimit , shkak tjetër që mund të dërgojë deri te vrasje është mungesa e programeve adekuate nga ana e institucioneve.

“Ne jemi pjesë e pandemisë. Kosova edhe në aspektin ekonomik është duke vuajtur mjaft shumë. Shkaqet e pandemisë do të na përcjellin edhe në vitin 2021 edhe 2022. Pra rastet e dhunës në familje do të përcillen edhe në dy vitet e ardhshme pasi që si pasojë e situatës ekonomike njerëzit nuk kanë ku e shprehin mllefin e tyre”, deklaroi Drizan Shala.

Sipas raportit të policisë në vitin 2020 janë regjistruar 12 raste të vrasjeve në familje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori