LAJMI I FUNDIT:

Daniel Pearlit ia prenë kokën në vitin 2002, Pakistani liroi vrasësit e gazetarit amerikan

Daniel Pearlit ia prenë kokën në vitin 2002, Pakistani liroi vrasësit e gazetarit amerikan

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka vendosur që katër burra të dënuar për rrëmbim dhe vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl duhet të lirohen.

Pearl ishte duke punuar si shefi i zyrës së Azisë Jugore të Wall Street Journal në vitin 2002 kur u rrëmbye në qytetin jugor të Pakistanit të Karachit, ndërsa raportonte për Richard Reidin, terroristin britanik i njohur si “bombarduesi i këpucëve”, transmeton Telegrafi.

Rrëmbimi i profilit të lartë tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, në mes të shqetësimit në rritje rreth kërcënimit që paraqet terrorizmi islamik radikal.


Sulmuesit u filmuan më vonë teksa i prenë kokën Pearlit dhe ia dërguan zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara. Ishte ndër videot e para propagandistike që synonin pengjet e krijuara nga ekstremistët dhe ndihmoi për të frymëzuar grupe të tjera terroriste për të filmuar akte të tmerrshme dhe të egra dhune, raporton cnn.

Katër burra u arrestuan në vitin 2002 dhe u dënuan për rrëmbimin dhe vrasjen e Pearlit. Njëri, shtetasi britanik Ahmed Omar Saeed Sheikh, iu dha dënimi me vdekje.

Gjykata tha se burrat kishin “pësuar dëm të pariparueshëm dhe paragjykime ekstreme” pasi kishin kaluar 18 vjet pas hekurave dhe në dhjetor urdhëroi që të katër të liheshin të lirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kalo në kategori