LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht një femër në Gjakovë

Sulmohet seksualisht një femër në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një femër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45, në Gjakovë.


Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman  mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/