LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli triumfon në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 60:68 (14:12, 14:18, 15:18, 17:20), në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i çerekut të parë, 14:12.


Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me therandasit që për një nuancë ishin më të mirë 14:18, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28:30.

Mysafirët e nisën më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në nëntë pikë, 31:40, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe barazuan shifrat në 43:43, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48.

Dhjetë minutat e fundit ishin mjaft interesant. Bardhekaltrit kalojnë në epërsi 53:52, por Ylli shkëputet sërish në 55:63, me tetë pikë radhazi të Erjon Kastratit, pesë prej tyre nga gjuajtja e lirë. Therandasit ruajtën epërsinë deri në fund dhe triumfuan 60:68.

Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Nigel Johnson me 22 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 26 pikë e nëntë kërcime.

Sigal Prishtina ka pesë fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 12 fitore dhe gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori