Falsifikimi i patentë shoferëve në Maqedoni, policia heton rastin
Policia po heton rastin e dhënies së patentë shoferëve pa kaluar filtrat e parapara me ligj. Nga burime brenda policisë mëson se bëhet fjalë për dhënien e patentave në favor të parave nga persona të vendosur në pozita të ndryshme brenda dhe jashtë MPB-së, të konsoliduar për t’i kaluar patentat kandidatëve pa mos i iu nënshtruar testeve, poligonit dhe qytetit.
Nga MPB thonë shkurt se janë të njoftuar me rastin dhe se Byroja e Sigurisë Publike po punon në finalizimin e aksionit. Prej dy muajsh tashmë me rastin janë të njoftuar edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe drejtori i BSP-së, Sashe Tasevski.
Sipas “Alsat” janë kapur tre patenta të cilat nuk janë kontrolluar nga të gjitha filtrat e nevojshme dhe se gjatë verifikimit është konstatuar mungesa e dokumentacionit të obligueshëm, përkatësisht rezultati nga testi, procesverbali i komisionit për qytetin dhe komisionit mbikëqyrës në poligon.
Hetimi ka dëshmuar se bëhet fjalë për më shumë të tilla të lëshuar kryesisht në Shkup. Çështjet të cilat duhet marrin epilog nga hetimi janë se si ky veprim kundërligjor kaloi pa u vërejtur nga Qendra Testuese Automobilistike dhe si personat të cilët kanë dokumentuar rastin para vendosjes në sistemin e MPB-së, kanë lejuar fotografimin e kandidatit pa pasur dokumentacionin e plotë?
Hetimi po zhvillohet paralelisht me Prokurorinë Publike, ndërsa lënda jo zyrtarisht është hapur edhe në Kontrollin e Brendshëm të MPB-së. Hetimi duhet të dëshmojë nëse bëhet fjalë për vepër individuale të një nëpunësi i cili ka keqpërdorur autoritetin e tij për shërbime të kundërligjshme, apo bëhet fjalë për grup të organizuar kriminal./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City