LAJMI I FUNDIT:

Pasi iu burgos bashkëshorti Alexei Navalny, tani Yulia po ushtron presion mbi Vladimir Putinin

Pasi iu burgos bashkëshorti Alexei Navalny, tani Yulia po ushtron presion mbi Vladimir Putinin

“Pse po më ndaloni? A kam shkelur ndonjë ligj?”, pyeti Yulia Navalnaya, ndërsa e rrethuan katër policë.

Ajo ishte në rrugën e saj për në një protestë në Moskë, ku mijëra ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e burrit të saj nga burgu, udhëheqësit rus të opozitës Alexey Navalny.

Ajo u la e lirë disa orë më vonë, pasi policia kishte shpërndarë turmat. Sidoqoftë, shpejtësia me të cilën policia e Moskës e gjurmoi dhe e ndaloi atë flet për frikën që ajo dhe burri i saj ndezin në Kremlin, ndërsa protestat tërhiqen në të gjithë Rusinë, raporton CNN.


Mediet e pavarura ruse e kanë krahasuar atë me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama dhe mbështetësit tani pyesin nëse ajo mund të drejtojë lëvizjen opozitare të vendit një ditë, transmeton Telegrafi.

Navalnaya lëvizi shpejt për të bërë presion publik dhe ndërkombëtar mbi qeverinë ruse pasi burri i saj u helmua – dhe duke vepruar kështu mund t’i ketë shpëtuar jetën.

Pas arrestimit të Alexei Navalnyt, përkrahësit e opozitës do të protestojnë para Shërbimit Sekret rus
Lexo po ashtu Pas arrestimit të Alexei Navalnyt, përkrahësit e opozitës do të protestojnë para Shërbimit Sekret rus

Në vitin 2014, Navalny ishte në prag të marrjes së një dënimi me burgim prej tre vjet e gjysmë në një rast përvetësimi që beson se ishte sajuar për ta ndaluar atë të kandidonte përsëri për zyrat publike.

Navalny ka kaluar disa javë në qendrat e paraburgimit pas demonstratave anti-qeveritare dhe është sulmuar fizikisht nga grupet radikale. Në vitin 2017, Navalny u spërkat në fytyrë me një bojë jeshile antiseptike që dëmtoi shikimin në njërin nga sytë e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori