LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat

Fjalët e para të Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat

Chelsea tashmë e ka bërë zyrtare marrëveshjen me Thomas Tuchelin.

Trajneri francez ka nënshkruar kontratë 18 mujore me The Blues me mundësi vazhdimi nëse arrin të tregoje suksese.


Tuchel e zëvendësoi të shkarkuarin Frank Lampard, e që skuadra aktualisht gjenden në vendin e nëntë në tabelën e Ligës Premier.

Zyrtare: Thomas Tuchel është trajner i Chelseat
Lexo po ashtu Zyrtare: Thomas Tuchel është trajner i Chelseat

“Unë do të doja të falënderoja Chelsea FC për besimin e tyre tek unë dhe stafi im”, ka thënë fillimisht gjermani.

“Ne të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampard dhe trashëgiminë që ai krijoi në Chelsea”.

“Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Unë jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea – ndihet e mahnitshme”, ka shtuar më tej Tuchel.

Drejtoresha Marina Granovskaia shtoi: “Asnjëherë nuk është e lehtë të ndryshosh trajnerin kryesor në mes të sezonit, por ne jemi shumë të lumtur që sigurojmë një nga trajnerët më të mirë të Evropës, Thomas Tuchel. Ka akoma shumë për të luajtur dhe shumë për të arritur, këtë sezon dhe më gjerë. Ne e mirëpresim Thomas në klub”.

Tuchel do të marrë seancën e tij të parë stërvitore këtë mbrëmje dhe do të jetë në garë për ndeshjen e nesërme në Ligën Premier kundër Wolves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori