LAJMI I FUNDIT:

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personit që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personit që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë

Janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e një personi i cili dyshohet që u hodh të hënën nga Ura e Fshajtë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë
Lexo po ashtu Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë

Sipas tij, kërkimet janë ndërprerë për shkak të reshurave atmosferike.

“Pas vëzhgimit të terrenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë ndërprerë kërkimet, me arsyetimin se kushtet janë të pamundshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Për vazhdimin e këtij operacioni do të njoftoheni ”, ka thënë Gjurkaj. /Telegrafi/