LAJMI I FUNDIT:

Sërish vërshime në Podujevë

Sërish vërshime në Podujevë

Reshjet e shiut dhe borës gjatë tërë natës, kanë bërë që sot sërish të ketë vërshime në disa zona të Komunës së Podujevës.

Për të parë nga afër gjendjen e krijuar, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH), Fevzi Jetullahu, dhe drejtorin e Inspeksionit, Ajet Potera kanë vizituar pjesën e qytetit te Lagja “Shala” dhe “Tovërlanët” ku si pasojë e ngushtimit të shtratit të përroskës dhe daljes së saj nën rrugën magjistrale uji ka vërshuar.


“Në këtë zonë që nga mëngjesi ekipi emergjent i komunës dhe kompania e angazhuar ka intervenuar në hapjen shtratit të përroskës. Gjithashtu kryetari Bulliqi ka vizituar edhe Lagjen ‘Kërtokët’, ku përroska që kalon andej ka dalë nga shtrati”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Podujevës.

Gjatë vizitës në teren kryetari Bulliqi tha se Komuna e Podujevës, ashtu si edhe para dy javësh, ka angazhuar të gjitha kapacitetet për t’u dalë në ndihmë banorëve në zonat që preken nga vërshimet.

“Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin e udhëheq nënkryetarja, Marigona Lahu, do të jetë vazhdimisht i mobilizuar me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar. Problemet që mund t’i kenë si pasojë e vërshimeve qytetarët mund t’i adresojnë përmes platformës së komunikimit ‘Alo Komuna’ në 0800 19 110”, thuhet në njoftim. /Telegraf/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori