LAJMI I FUNDIT:

Rodgers kritikon ashpër Chelsea rreth shkarkimit të Lampardit

Rodgers kritikon ashpër Chelsea rreth shkarkimit të Lampardit

Brendan Rodgers ka kritikuar Chelsea për atë se nuk i ka dhënë kohë Frank Lampardit para se të shkarkohej.

Trajneri anglez u shkarkua këtë të hënë (25 janar), pas rezultateve të dobëta në Ligën Premier.

Ish-trajneri i Derby Countyt po ashtu thuhet se kishte acaruar raportet me drejtoreshën e klubit, Marina Granovskaia, që e mbajti një takim me Lampardin këtë të hënë.


Lampard shkruan me shumë emocione për Chelsean edhe pse e shkarkuan
Lexo po ashtu Lampard shkruan me shumë emocione për Chelsean edhe pse e shkarkuan

Pas gjysmë ore bisedime, u mësua se anglezi është shkarkuar, me Rodgers që ka kritikuar këtë qasje të Chelseat ndaj trajnerëve.

“Jam me të vërtetë i pikëlluar për Lampardin, e di se sa shumë kuptim ka për të klubi”, ka thënë trajneri i Leicesterit.

'Shpërthimi' në zhveshtoren e Chelseat - si e shkarkuan lojtarët Lampardin nga pozita e trajnerit
Lexo po ashtu 'Shpërthimi' në zhveshtoren e Chelseat - si e shkarkuan lojtarët Lampardin nga pozita e trajnerit

“Fatkeqësisht atij nuk i është dhënë kohë. Unë vërtetë ndjejë pikëllim për të, ai po ashtu bëri gjëra të mëdha sikurse ishte lojtar”.

“Ai bëri një punë të madhe sezonin e kaluar dhe ju nuk mund ta mohoni atë gjë”, ka shtuar më tej Rodgers.

Lampardin pritet që brenda këtyre ditëve ta zëvendësojë Thomas Tuchel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori