LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të kushtojnë 4.2 milion euro

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të kushtojnë 4.2 milion euro

KSHZ-ja në seancën e parë publike në përbërje të re, ka miratuar programin financiar për furnizime publike për vitin 2021 për zbatimin e Zgjedhjeve Lokale, në vlerë prej 263 milionë denarë ose rreth 4.3 milionë euro.

Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, deklaroi se këto mjete ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshme, për shkak se, siç tha, në disa Komuna duhet të zbatohen dy rrethe zgjedhore.

Lidhur me mjetet prej 3 milionë denarëve që nuk u janë ndarë nga Ministria e Financave, Komisioni ka vendosur që kërkesa sërish të dorëzohet, kurse kën të bëjnë me furnizimin e pajisjeve teknike për evidentimin dhe identifikimin e votuesve dhe për listën elektronike zgjedhore.


“Bëhet fjalë për finger-printerë që do të lehtësojnë identifikimin e votuesve, ku duhet të ketë softuer me të cili votuesi menjëherë identifikohet, me cka shkurtohet procedura dhe do të kthehet besimi I votuesve në procesin zgjedhor. Kjo është njëra ndër masat që I planifikojmë për kthimin e besimit”, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.