Restorantet në Dubai kanë filluar të ofrojnë zbritje për mysafirët të cilët janë vaksinuar kundër coronavirusit.
Tre restorantet e drejtuara nga Gates Hospitality ofrojnë një zbritje prej 10 për qind për klientët që morën dozën e parë të vaksinës dhe 20 për qind për ata që morën dy.
Për të marrë zbritjen, të ftuarit duhet të tregojnë prova të vaksinimit, të tilla, si një certifikatë mjekësore. Ndërsa disa njerëz e mirëpritën lëvizjen, ajo gjithashtu shkaktoi diskutime në mediat sociale.
Emiratet e Bashkuara Arabe filluan vaksinimin masiv në dhjetor pasi miratuan vaksinat nga kompania kineze, Sinopharm dhe prodhuesi amerikan i ilaçeve, Pfizer dhe partneri gjerman, BioNTech gjersa tashmë kanë vaksinuar 2.5 milionë të popullsisë së tyre.
Autoritetet shëndetësore në Dubai njoftuan këtë javë se do të duhet të zvogëlojnë vaksinimin pasi Pfizer njoftoi shtyrjen e dërgesës për shkak të punimeve në fabrikën në Belgjikë. Vaksina Sinopharm është akoma e disponueshme.
Pavarësisht nga rritja e ndjeshme e rasteve që prej Vitit të Ri, Dubai është ende e hapur për turizëm dhe restorantet operojnë me rregullat e distancës. Masat u shtrënguan gjatë fundjavës, ku restorantet dhe kafenetë u urdhëruan të rrisin distancën midis tavolinave nga dy metra në tre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë