LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona përfshirë një grua shtatzënë u vranë në Indianapolis, pas të shtënave më fatale në më shumë se një dekadë

Pesë persona përfshirë një grua shtatzënë u vranë në Indianapolis, pas të shtënave më fatale në më shumë se një dekadë

Pesë persona përfshirë dhe një grua shtatzënë u vranë dielën pas të shtënave në anën verilindore të Indianapolis – duke u cilësuar kështu nga autoritetet si një “vrasje masive”.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, një i ri ishte gjithashtu në gjendje kritike pasi u qëllua në këtë incident, derisa vlerësohen të jenë “të shtënat më të mëdha fatale në Indianapolis në më shumë se një dekadë”, sipas Shefit të Policisë Metropolitane (IMPD), Randal Taylor.


Oficerët e policisë të IMPD-s iu përgjigjën një raporti të një personi të qëlluar pak para orës 4 të mëngjesit.

Pas mbërritjes, policia u ndesh me një mashkull të mitur me plagë të dukshme me armë zjarri”, iu tha medieve zëdhënësi i IMPD-s, Shane Foley.

Zyrtarët më pas morën një informacion që i çoi në një banesë tjetër më pak se një bllok larg, ku gjetën pesë persona të vdekur – përfshirë një grua shtatzënë – me plagë të dukshme me armë zjarri, tha ai.

“Pavarësisht nga përpjekjet më të mira nga stafi mjekësor, gruaja ashtu edhe fëmija i palindur nuk mbijetuan”, shtoi Foley.

“I riu që u qëllua pritet t’i mbijetojë plagëve”, deklaroi zëdhënësi.

Derisa hetimi i autoriteteve është në fazat e hershme, Foley tha se të shtënat e shumta “nuk duket të jenë veprim i rastësishëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori