LAJMI I FUNDIT:

Menjëherë i përvishet punës, Biden kërkon nga organet e sigurisë të vlerësojnë kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm në SHBA

Menjëherë i përvishet punës, Biden kërkon nga organet e sigurisë të vlerësojnë kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe agjencitë e inteligjencës, që të vlerësojnë shkallën e ekstremizmit të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara.

Kështu të paktën është paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë, pasi që një grup demonstruesish që kanë përkrahur ish-presidentin Donald Trump ishin futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, transmeton Telegrafi.

“Sulmi në Capitol gjatë 6 janarit dhe vdekjet tragjike që kanë ndodhur kanë nxitur atë që ne e quajmë: rritje e ekstremizmit të dhunshëm në familje, që është më serioze dhe kërcënim i madh për sigurinë kombëtare”, ka bërë të ditur Jenn Psaki, zëdhënëse në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AP.


Ajo ka theksuar se janë të nevojshme disa veprime të reja, dhe se kjo çështje mbetet prioritet për administratën e re amerikane.

“Duhet bërë më shumë. Për këtë presidenti ka angazhuar një ekip për Siguri Kombëtare që të kryej këtë analizë, qysh në ditën e dytë të tij në funksion si president”, ka shtuar Psaki.

Vlerësimin e kërcënimit duhet ta kryejnë edhe nga Zyra e Drejtorit për Siguri dhe organet e tjera si FBI, që do të përdorin të gjitha kapacitetet për të vepruar sa i përket kësaj çështje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori