Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka lavdëruar qëndrimin e zyrtarit të partisë së tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes maratonike ku debatohej lidhur me certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bytyqi ka thënë se “dje gjatë tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismes Social Demokrate, për të kthyer mbrapa standardin e certifikimit të listave zgjedhore, e pamë një djalë të ri, që përtej ngjyrave politike luftonte për demokracinë e Kosovës”.
“Vota e Arianit Elshanit [anëtarit të PDK në KQZ], kundër çdo liste që bie ndesh me aktvendimin e gjykatës Kushtetuese ka qenë votë jo për të mbrojtur një qëndrim politik, por për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit”, ka shkruar Bytyqi në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësi i PDK thotë se “për shkak të presionit dhe me gjasë edhe kërcënimit zyrtari përgjegjës për zyrën e certifikimi është munduar që ta kontrabandoj një vendim të paligjshëm”.
“Presioni ka qenë i madh, nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e deri te ata dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në KQZ, të mbështetura nga të gjitha ata të cilët nuk i kishin listat e pastra”, ka shkruar ai.
“Vota kundër e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatike. Të gjithë kanë qenë të heshtur, dje nuk u dëgjuan zërat e zhurmshëm të shoqërisë civile, mediave e as ambasadave të Kuintit. Sigurisht situata kish qenë ma ndryshe nëse rolet kishin qenë të kundërta, megjithatë kjo pjesë i takon të kaluarës tani. Lufta për demokracinë tonë vazhdon!”, ka shkruar Bytyqi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ai i AAK-së, Ibrahim Selmanaj si dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Eshref Vishi thanë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në PZAP, por edhe në Gjykatën Supreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
PDK, LDK dhe AAK fajësojnë Qeverinë Kurti pasi Kosova shënoi rënie sa i përket lirisë së mediave
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe