E plotësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton certifikimit e listave zgjedhore.
Mbledhja rifilloi pas një shtyrje 2 orëshe pasi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se anëtarët e KQZ-së duhet të pajisen me dokumente shtesë për t’u njohur me detajet e rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Sipas këtij rekomandimi “janë 47 kandidatë nga rreth 1.080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit”.
Pas diskutimeve, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka hedhur në votim nëse duhet të kalojnë listat në pako apo veç e veç.
Për kalimin e listave në pako kanë qenë vetëm pesë vota “për” dhe gjashtë abstenime, derisa për kalimin e secilës listë veç e veç kanë qenë gjashtë vota “për”.
Një votim të tillë e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka thënë që rekomandimi i zyrës për certifikim të hudhet ashtu siç është.
Përfaqësuesi i PDK-së ka kërkuar vazhdimin e votimit të listave veç e veç.
Daka gjithashtu ka thënë se si mund të ankohen pastaj partitë politike nëse lista kalon në pako.
Zyra për certifikimin e partive dhe listave i ka rekomanduar KQZ’së miratimin e listave të gjitha partive në pako.
E plotësuar: VV-ja akuzon kryetaren e KQZ-së se me LDK-në e PDK-në po punon në eliminim të partive të caktuara
Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryetaren e Komisionit për selektim të partive.
Ai tha se Daka po mundohet të eliminojë parti e lista, bashkë me PDK-në e LDK-në.
“Ky është selektimi negativ që po bën kryetarja për të eliminuar parti dhe lista të caktuara. Këtë po e bën me LDK-në dhe PDK-në”, tha ai në mbledhjen e KQZ-së.
Në këtë mbledhje do të votohet për kandidatët që kanë problem me ligjin dhe që nuk do të mund të garojnë për deputetë në zgjedhje.
E plotësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputetë.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, bëri të ditur se nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin 26 janë tërhequr.
“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë”, theksoi ai.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i konfirmon KQZ-së se 47 kandidatë kanë probleme me ligjin
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se lista është e saktë teksa nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve.
“Kandidatët janë nga 15 subjekte politike”, tha ajo.
Daka ka lexuar edhe shkresën të cilën e ka dërguar në Këshillin Gjyqësor dhe përgjigjen që ka marrë nga ta për verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta”, ishte përgjigja e KGJK-së drejtuar KQZ-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju