LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Farmaceutik jep detaje për kontrollin në Shtërpcë, kishte dyshime për vaksina antiCovid

Inspektorati Farmaceutik jep detaje për kontrollin në Shtërpcë, kishte dyshime për vaksina antiCovid

Inspektorati Farmaceutik dhe Policia e Kosovës e kanë bërë një inspektim të papritur në Qendrën e Mjekësisë familjarë në Komunën e  Shtërpcës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik , Shaban Osmanaj tha për RTV Dukagjinin se kanë pasur informacione se atje po behshin vaksina ilegale antiCOVID të ardhura nga Serbia, por që një gjë e tillë nuk u vërtetua.

“Kemi kontaktuar me Drejtorin e QKMF-së në Shtërpcë dhe janë kontrolluar të gjitha hapësirat ku ruhen barnat dhe pajisjet dhe produktet medicinale. Meqenëse rasti ishte më specifik, kam asistuar edhe unë dhe bashkë me inspektorë nuk kemi konstatuar se mund të ketë pasur vaksina antiCovid”, deklaroi Shaban Osmanaj.


“Janë kontrolluar të gjitha hapësirat në vendin e ngjarjes. Janë kontrolluar sidomos frigoriferët ku ruhen vaksinat, pasi ruajtja e vaksinave kërkon kushte të veçanta dhe ka rezultuar se nuk ka pasur vaksina. Vaksina në fakt ka pasur vetëm për fëmijët dhe vaksina për gripin e zakonshëm”.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë nga Serbia dyshohet se janë futur vaksina antiCOVID dhe kishte njoftime sa janë vaksinuar një pjesë e qytetarëve serb që jetojnë në atë pjesë.

Prokuroria themelore në Mitrovicë tha se janë duka punuar në atë drejtim që të zbardhen rrethanat rreth atyre pretendimeve.

Kryeministri Hoti kishte deklaruar se futja e vaksinave në mënyrë ilegale është sjellje e papranueshme e Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori