LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Ne videot e dërguara në adresë të Telegrafit, shihet se një veturë ka goditur disa vetura të tjera në një parking.


Detaje për Telegrafin ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një  aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje  të Fushë Kosovës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/