LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare dhe mënyrën sesi cimerja e saj në Londër e ‘spiunonte’ te prindërit

Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare dhe mënyrën sesi cimerja e saj në Londër e ‘spiunonte’ te prindërit
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Përmes një lidhje direkte, ajo ka folur për shumë gjëra, ku ndër të tjerash ka cekur mënyrën se si reagoi kur pa se thashethemet për një “shtatzëni” të rrejshme të saj qarkulluan gjatë këtyre ditëve.

E si në çdo intervistë tjetër, ishte gati e pashmangshme për të që të tregonte për prejardhjen e saj, Kosovën, duke kujtuar kohën kur ishte 15 vjeçare dhe u zhvendos e vetme në Londër, me dëshirën për të ndjekur një karrierë muzikore.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Lipa thotë se nuk mund ta paramendojë vëllain e saj, Gjinin (i cili është 15 vjeç), ta bëjë një gjë të tillë siç e bëri ajo.

“Epo mirë, unë shikoj tani vëllain tim dhe mendoj se është çmenduri sepse nuk mund ta imagjinoj atë duke e bërë këtë, por nuk e di, unë gjithmonë isha e vetëdijshme dhe e dija çfarë doja të bëja në muzikë dhe sa isha duke jetuar në Kosovë, nuk e ndjeja se kisha të njëjtat mundësi dhe më duhej të isha në Londër, ku çdo gjë po ndodhte dhe ishte sikur po bëja gjënë duhur, tani kur e mendoj prapa, unë nuk e di se si i binda prindërit e mi”, tha Dua Lipa në bisedën me Jimmy Fallon.

Dua Lipa dhe babai i saj u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë më 14 shkurt
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe babai i saj u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë më 14 shkurt

E pyetur nga prezantuesi i famshëm nëse po jetonte e vetme kur u kthye nga Kosova në Angli, Dua tha se nuk ishte e vetme, por me një cimere e cila ishte gjithashtu nga Kosova.

“Jo nuk isha duke jetuar krejtësisht vetëm. Isha duke jetuar me një vajzë tjetër nga Kosova, e cila po bënte master në Londër, kështu që e ndanim shtëpinë së bashku”, tha ajo.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërsa e pyetur nëse mban ende kontakte me vajzën në fjalë, 25-vjeçarja e mohoi një gjë të tillë, pasi thotë se ajo ishte një “spiune” gjatë kohës sa banonin bashkë në Londër.

“Jo nuk jam në kontakt me të, sepse nuk ishte shumë e mirë me mua për të qenë e sinqertë. Ajo shkonte dhe i bënte fotografi dhomës time e cila ishte rrëmujë dhe ia dërgonte mamasë time”, ka thënë Dua.

Biseda mes këngëtares shqiptare dhe prezantuesit të famshëm amerikan ka vazhduar edhe për suksesin e saj në edicionin e sivjetmë të “Grammy Awards”, ku ajo është nominuar për gjithsej gjashtë çmime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori