LAJMI I FUNDIT:

Pabarazitë drastike mes rajoneve të Maqedonisë

Pabarazitë drastike mes rajoneve të Maqedonisë

Absurdet dhe pabarazitë më të theksuara në mënyrën sesi planifikohet zhvillimi i tetë rajoneve ndër të tjera reflektohen edhe në numrin e institucioneve parashkollore të hapura në to gjatë këtyre viteve. Gjatë periudhës 2008-2018, në disa prej këtyre rajoneve numri i çerdheve dhe kopshteve është dyfishuar, apo trefishuar, por Pollogu si rajoni me numrin më të madh të shtimit natyror të popullsisë, ka përqindjen më të ulët të ofrimit të kujdesit parashkollor për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç.

Nëse mesatarja në vend është 26 për qind e fëmijëve që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet, rajoni Lindor ka mbulimin më të madh, me 42 për qind, ndërsa Pollogu me vetëm 9 për qind të fëmijëve. Në Strategjinë e Zhvillimit rajonal 2020-2030 të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale bëhet konstatimi i situatës, e cilësuar si “pabarazi e madhe”, por për momentin – nuk përshkruhet asnjë masë konkrete për ndryshimin e saj.

“Numri i fëmijëve të përkujdesur në kopshte në periudhën 2008-2018 është më shumë se i dyfishuar në nivelin kombëtar dhe, të paktën i dyfishuar diku edhe i trefishuar në të gjitha rajonet e planifikimi. Sidoqoftë, kjo rritje mbetet shumë poshtë parametrave të BE-së. Për shkak të pabarazisë së madhe, është i nevojshëm një program i veçantë për mbulimin e fëmijëve në rajonin e planifikimit të Pollogut.


Vëzhguar sipas rajoneve, mbulimi më i madh është vazhdimisht në rajonin e planifikimit të Lindjes prej 42.1 për qind, si dhe në Rajonin e planifikimit të Vardarit prej 36 për qind. Deri më tani, mbulimi më i vogël, përkundër progresit të bërë, mbetet rajoni i Pollogut me vetëm 9.1 për qind. Rajonet Jugperëndimore dhe Verilindore janë gjithashtu nën mesataren e vendit”, thuhet në Strategji.

Rajoni i Pollogut renditet si rajoni i parë sa i takon moshës mesatare më të re të popullsisë (37 vjeç). Që nga viti 2010 e deri në vitin 2019, rritja absolute e popullsisë në vend ishte vetëm 21.690 banorë (me një shkallë totale të rritjes prej 1.1për qind ), ku përveç rajonit të Shkupit, Pollogu shënoi shkallën më të lartë me 2.5 për qind, e pasuar me rajonet e tjera si Verilindori dhe Juglindor me shkallë të rritjes prej 0.6 për qind dhe 0.1 për qind.

Ndërsa rajonet e tjera, mes të cilave edhe ai Lindor, karakterizohen nga një shkallë negative e ndryshimit të popullsisë, konkretisht me pakësimin e popullsisë. Ulja më e madhe në vëllimin e popullsisë është në rajonin e planifikimit Lindor prej minus 3 për qind dhe rajonin e planifikimit të Pellagonisë prej minus 2.9 për qind.

Në komunat rurale, nga 2010 në 2019 u regjistrua një shkallë totale rritjeje prej 2.1 për qind ose një rritje totale absolute prej 7980 banorë. Në 18 komuna ku është regjistruar rritje e popullsisë në periudhën e analizuar, kemi një rritje totale absolute prej 13.745 banorë, nga të cilat 56 për qind janë arritur brenda vetëm katër komunave (Haraçinë dhe Studeniçani në rajonin e Shkupit, Likovë në Verilindje dhe Zhelinë në rajonin e planifikimit të Pollogut). Komunat urbane nga 2010 në 2019 regjistruan një rënie prej 8926 banorë ose një shkallë të ndryshimit total prej minus 0.8 për qind. Vetëm tetë komuna po rriten: Kumanova, Tetova, Gostivari, Dibra, Radovishi, Struga, Strumica dhe Shtipi. Rritja e komunave urbane si Tetova, Gostivari dhe Kumanova është kryesisht rezultat i imigrimit nga vendbanimet rurale përreth. Në të kundërtën, në 76 për qind të komunave me qendër në qytet, u regjistrua një rënie totale e popullsisë prej 19.751 banorë./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori