“Megjithë faktin se ishte brenda vuajtjes së dënimit me kusht, ai bëri edhe më tutje delikte edhe më të rënda se më parë”.
Pas saj, edhe Gjykata Federale kishte hedhur poshtë ankesën e personit në fjalë nga qarku Kulm i Kantonit Aargau, shkruan Aargauer Zeitung.
Një raport psikiatrik konstaton për të se “ai tregon një shkallë shumë të lartë indiference ndaj sistemit ligjor të vendit”.
I përmenduri kishte ardhur në Zvicër para rreth 20 vitesh, kur ishte njëmbëdhjetë vjeç.
Megjithëse nuk kishte përfunduar ndonjë praktikë mësimi këtu (zanat), ai gjithmonë kishte punuar në punë të përkohshme dhe kurrë nuk kishte marrë ndihma sociale, transmeton albinfo.ch. Regjistrimet e fundit në regjistrin e tij “të ngjeshur” penal janë nga një seri veprash penale që nisin natën e 11 majit të vitit 2019.
Autori i delikteve ishte duke vozitur një makinë në Aarau kur hasi në një kontroll policor. Testi i alkoolit në frymëmarrje kishte treguar rreth 1,1 promila dhe për këtë arsye atij i qe marrë në vend patentshoferi. Por kjo nuk e pengoi atë që edhe pas kësaj, të voziste nga vendbanimi i tij në Aarau për të shkuar në punë disa herë në javë, nga maji deri në korrik. Kjo gjë mundi të përcaktohej më vonë pasi parku i makinave të kompanisë ishte i siguruar.
Më 17 korrik, ai u kap sërish nga një kontroll policor. Kësaj radhe ishte në makinën e nënës së tij, në Schlossrued, përcjell albinfo.ch. Policia përveç që zbuloi se ai voziste pa leje – konstatoi se ai ishte gjithashtu sërish i dehur, me më pak se 1 promil alkool në gjak
Vetëm tri ditë më vonë personi u kap përsëri, pothuajse në të njëjtin vend dhe përsëri me mbi 1 promil alkool në gjak.
Pesë ditë më vonë, më 25 korrik 2019, situata u përshkallëzua: Ai u ndesh me një pikë kontrolli policie me makinën e tij në Aarau në Bahnhofstrasse dhe nuk ndoqi sinjalin e ndalimit. Për më tepër ai i rriti shpejtësinë makinës, siç e kishte përshkruar më vonë policia në një njoftim për shtyp.
Pas disa makinacioneve në rrugë, Audi i tij goditi një Mercedes nga pas, u rrotullua dhe goditi një mur, transmeton albinfo.ch. Ashtu si dy personat që ndodhesin në Mercedes, edhe shoferi i Audi-t pësoi lëndime të lehta.
Kësaj radhe, i u arrestua në vend. Sasia e alkoolit në gjak kësaj radhe ju mat në spital dhe doli 1.75 promila.
Gjykata e Qarkut e Aarau-t e dënoi atë me 18 muaj burgim dhe një gjobë prej 200 frangash. Ajo kishte revokuar një vendim nga zyra e prokurorit publik Baden nga 2017, e cila e kishte dënuar atë me një gjobë prej 60 njësish ditore prej 130 frangash për disa shkelje të trafikut rrugor. Dhe, veç kësaj ajo i shqiptoi vendimin për dëbim nga Zvicra për tre vjet.
I akuzuari tashmë e njeh realitetin e burgut. Ai kishte pasur një dënim me burg prej 2.5 vjetësh në vitin 2010, ndër të tjera, për grabitje banditeske. Me atë rast ai, para gjykatës më të lartë kishte arritur me sukses të kundërshtonte dëbimin nga vendi, transmeton albinfo.ch .
Gjykata kishte konstatuar se i akuzuari kishte “manifestuar energji të konsiderueshme kriminale me rastin e ikjes së tij nga një patrullë policie”. Ishte “vetëm çështje fati” që nuk kishte pasur lëndime serioze ose vdekje në atë aksident.
Fakti që kosovari ka një djalë jashtëmartesor, gjë për të cilën gruaja e tij e mori vesh vetëm në seancën gjyqësore, nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar qëndrimin e tij në Zvicër. Përkundrazi: për shkak të ndarjes së tij me gruan – edhe nëse kjo ndarje është e përkohshme – nuk mund të bëhet fjalë për marrëdhënie familjare të qëndrueshme në Zvicër, argumenton gjykata.
Gjykata Federale e sheh njësoj problemin e tij. Ajo nuk mund të flasë për vepra të lehta, me rastin e tij. “Me gjithë faktin se ishte brenda dënimit me kusht, i cili pra vazhdonte, ai bëri edhe më tutje delikte edhe më të rënda se më parë”.
Kështu, ai përfundimisht duhet të largohet nga vendi për tre vjet pasi të vuajë dënimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët