LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates tani është pronari më i madh privat i tokave bujqësore në SHBA

Bill Gates tani është pronari më i madh privat i tokave bujqësore në SHBA

Sipas Land Report, Bill Gates tani është pronari më i madh i tokave bujqësore në Amerikë.

Ndërsa pozicioni i tij si një ndër personat më të pasur në botë është marrë nga miliarderë të tjerë të teknologjisë si Elon Musk dhe Jeff Bezos, kjo nuk e ka ndaluar atë të blejë mbi 242,000 hektarë tokë bujqësore në 19 shtete.

Tokat më të mëdha bujqësore të Gates janë në Luiziana dhe Arkansas ku ai zotëron një total prej 116,998 hektarësh të kombinuar vetëm në ato zona, transmeton Telegrafi.


Blerjet e tij në tokë bujqësore filluan që në vitin 2014 kur ai kishte të paktën 100,000 hektarë tokë bujqësore, por blerja e tij më e fundit e tokës ishte 14,500 hektarë në Horse Heaven Hills për një çmim prej 171 milionë dollarësh.

Ndërsa është e pasigurt, shumë po nxjerrin përfundimin se sasia e tokës është për përdorim në të ardhmen nga Fondacioni Bill & Melinda Gates në lidhje me bujqësinë e qëndrueshme dhe mbështetjen bujqësore për vendet në nevojë.

Marketwatch komenton se ndërsa Bill Gates zotëron tokën më të madhe bujqësore në Amerikë, ai nuk është i pari sa i përket personit që zotëron më së shumti tokë. Ky titull i takon John Malone i cili zotëron mbi 2.2 milionë hektarë tokë në Amerikë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kalo në kategori