Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Kosova ka kapacitete për gjykuar krimet e luftës që ka kryer Serbia në Kosovë, por duhet punuar në rritjen e profesionalizmit.
Shala është shprehur se për të gjykuar krimet e luftës duhet të ngarkuar prokurorë që kanë përvojë dhe profesionalizëm të lartë.
“Mendoj që ka kapacitete, por duhet të ngritët profesionalizimi. Duhet ngarkuar prokurorë që kanë përvojë dhe kanë profesionalizëm të nivelit më të lartë”, ka thënë Shala për Ekonomia Online.
Ai thotë se pavarësisht faktit që krimet serbe janë kryer nga Serbia, por përgjegjësia mbetet individuale dhe duhet pasur prova të mjaftueshme për akuza ndaj personave që ka kanë kryer krime në Kosovë.
Rastet e krimeve gjatë luftës në Kosovë, nga viti 2000 deri më 2014, kanë qenë në kompetencë të ndërkombëtarëve, fillimisht nga UNMIK-u e më pastaj nga EULEX. Ndërsa nga viti 2014, janë nën kompetencë të institucioneve të Kosovës.
Sipas një hulumtimi të Institutit të Kosovës për Drejtësi, nga vitit 1999 e deri më 2020 janë dënuar me aktgjykime të formës së prerë gjithsej 40 persona. Prej tyre 35 janë shqiptarë dhe katër serbë.
Po sipas këtij raporti, pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor të vitit 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave.
“Por asnjë person deri më sot nuk është dënuar me vendim të prerë”, thuhet në raport.
E mos efikasiteti në hetimin e krimeve të luftës, ka bërë që të shqyrtohet mundësia e një Gjykate Speciale në Kosovë, për të hetuar këto krime.
Por, kreu i Gjykatës së Apelit, vlerëson se nëse s’ka profesionalizëm edhe krijimi i kësaj gjykate s’do të sjellë rezultate.
Madje ai merr si shembull organizmat qe janë themeluar për të luftuar korrupsionin, e të cilat siç vlerëson ai kanë dështuar.
“Nëse ne punojmë në këtë drejtim në mënyrë profesionale s’ka nevojë për Speciale. Është një e vërtetë që disa vende kanë krijuar Gjykata Speciale për krime lufte, dhe nëse është e nevojshme edhe ne mund ta ngritëm një të tillë, por nëse s’punohet s’ka profesionalizëm besoj që edhe ajo ka me dështuar siç ka dështuar edhe këto organizmat që i kemi themeluar për Anti-Korrupsion”, është shprehur Shala.
Sipas të dhënave të IKD-së, 70% e personave të akuzuar dhe gjykuar për krime lufte janë shqiptarë të Kosovës, 20% janë serbë dhe 10% të grupeve të tjera etnike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje