Zgjedhjet në Bullgari pak gjasa të ndryshojnë kursin ndaj Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duket të jenë larg arritjes së një kompromisi për çështjet e hapura që kanë bllokuar Shkupin në nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.
Bullgaria, në muajin nëntor të vitit të kaluar, e ka penguar hapjen e negociatave me arsyetimin se ende nuk ka marrëveshje për gjuhën maqedonase, identitetin, aspektet historike, pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut, pretendimet territoriale, gjuhën e urrejtjes, që janë vetëm disa çështjet e hapura, për të cilat Bullgaria kërkon zgjidhje.
Zyrtarët maqedonas, ndërkohë, kanë bërë të ditur se me palën bullgare mund të bisedojnë për gjithçka, në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, të nënshkruar më 2 gusht 2017, por jo edhe për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.
Në muajin mars në Bullgari do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Te zyrtarët maqedonas, por edhe në opinion ka pasur vlerësime se qëndrimet e forta bullgare në raport me Maqedoninë e Veriut kanë të bëjnë me fushatën elektorale që po zhvillohen atje, edhe pse shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, të mërkurën tha se është gabim i madh të pretendohet se Sofja mund të ketë qëndrim më të zbutur pas zgjedhjeve, meqë sipas saj, tashmë atje është arritur një unitet i fuqishëm sa i përket temave të hapura me Maqedoninë e Veriut.
Por, Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese, beson se megjithatë në qëndrimet e liderëve bullgarë kundrejt Maqedonisë së Veriut ka elemente të fushatës elektorale.
“Është e qartë se qeveria e kryeministri Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov që udhëheq partinë VMRO, janë kritikuar në vazhdimësi nga opozita se kanë arritur një marrëveshje të dobët me Maqedoninë e Veriut në vitin 2017, në krahasim me marrëveshjen që kishte arritur Greqia me Maqedoninë e Veriut. Për të përmirësuar këtë imazh apo ‘gabim’ kemi insistimin kryesisht të Karakaçanovit, i cili kërkon një revidim të marrëveshjes së vitit 2017, për të përcaktuar qartë se cila pjesë e historisë është bullgare, cila pjesë është e përbashkët dhe cila pjesë është maqedonase. Pra, unë mendoj se kjo çështje apo ky kontest ka të bëjë kryesisht me situatën e brendshme politike atje dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen në Bullgari në muajin mars”, thotë Neziri.
Megjithatë, mendim krejt të kundërt ka Nikolla Dujovski, njohës i rrethanave politike dhe profesor në Universitetin Fon në Shkup. Ai nuk pret asnjë ndryshim në Bullgari edhe pas zgjedhjeve parlamentare, ndërsa është i bindur se pas politikës së tillë bullgare kundrejt Maqedonisë së Veriut qëndrojnë shtete tjera.
“Është më se e qartë se Rusia në njërën anë dhe Franca në anën tjetër sikur janë kumbarë apo mbështetëse të politikës bullgare. Prandaj, pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Bullgari, partia e kryeministrit Bojko Borisov apo socialistët, politika e zgjerimit të BE-së do të mbetet e njëjtë”.
“Në një situatë të tillë ne do të jemi ai dëmi kolateral. Kështu që mendoj se nuk është aspak në rregull që kontestin ta ndërlidhin me zgjedhjet në Bullgari apo të kemi iluzione se në prill apo në maj kur të formohet qeveria e re, ne do të zhbllokojmë procesin integrues”, thekson Dukovski.
Ai konsideron se “ëndrra evropiane” tani më është shuar jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo është pasojë e mosmarrëveshjeve brenda shteteve të unionit lidhur me politikën e zgjerimit.
“Kjo do të jetë kështu për një periudhë të gjatë apo të paktën deri sa BE-ja e para së gjithash Gjermania dhe Franca nuk konsolidohen, nuk forcojnë raportet e tyre sa i përket të ardhmes së BE-së. Pra, ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, të forcojmë luftën kundër korrupsionit, të shohim nëse ata që janë në pushtet, i respektojnë ligjet dhe të ndërtojmë një shoqëri e cila do të jenë në përputhje të plotë me nevojat e qytetarëve”.
“Unë janë për integrimin evropian, gjithë karrierën ia kam kushtuar këtij procesi, por vjen një moment kur gjërat duhet t’i shikosh me realizëm dhe të kuptosh se BE-ja është larg nesh, ndoshta edhe më larg se në periudhën e para 20 vjetëve”, thotë Nikolla Dukovski, njohës i çështjeve politike.
Pavarësisht kësaj, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bisedimeve dhe në kuadër është edhe caktimi i një të dërguari të posaçëm të qeverisë për bisedime me palën bullgare.
Vllado Buçkovski gjatë vizitës së fundit në Sofje ka marrë një plan aksional nga pala bullgare, por detajet nuk janë prezantuar në opinion dhe kjo ka bërë që opozita maqedonase të vazhdojë me kritikat në adresë të qeverisë për “bisedime të fshehta dhe shitje të interesave kombëtare”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje