LAJMI I FUNDIT:

Mbytja e coronavirusit me këmbana, primitivizëm i ardhur nga Rusia

Mbytja e coronavirusit me këmbana, primitivizëm i ardhur nga Rusia

Viti që kemi lënë pas ishte vit i përballjes me pandeminë COVID-19. Si rrjedhojë nuk munguan as propagandat dhe përballjet primitive karshi virusit Sars-COV-2. I tillë ishte edhe veprimi i kishave serbe në Kosovë, “Shën Nikolla” në Prishtinë dhe Kisha Ortodokse në Deçan, të cilat kanë “luftuar” virusin e padukshëm COVID-19 sipas modelit të paverifikuar rus.

Banorët e lagjeve përreth jo rrallëherë janë ndjerë të shqetësuar për shkak të zhurmës së madhe të kambanave, që kishat i lëshonin në emër të luftimit të virusit korona.


Kësaj metode i shtohet edhe një fakt i çuditshëm, e që është fillimisht edhe mohimi i këtij virusi vdekjeprurës.

Për profesorin e Historisë, Selim Lokaj, është e pakuptimtë sesi Kisha Ortodokse nuk e pranoi të vërtetën rreth këtij virusi, derisa vdiqën katër personalitetet më të njohura në hierarkinë e ortodoksizmit.

Edhe metoda e gjoja mbytjes së virusit me këmbana, sipas tij, është vetëm një primitivizëm i ardhur nga Rusia.

“Më çuditë një fakt i kundërshtimit të Kishës Ortodokse, e cila ka përjetuar 4 vdekje të 4 personaliteteve më të njohura dhe më të larta në hierarkinë e ortodoksizmit, dhe vet kanë pranuar se janë viktima të koronavirusit…  Ajo le të veprojë si të dojë, por një gjë le ta ketë parasysh, se e ka një përgjegjësi edhe morale edhe në aspektin obligativ që paralelisht si e ruan vetveten ta ruajë edhe komunitetin dhe opinionin. Ne jemi të vetëdijshëm për takimet në mesha, që nuk kemi kurrgjë kundër takimeve, sepse edhe ortodoksizmi është një pjesë e të ashtuquajturit religjion qiellor, por të luajë me shëndetin, të pranojë njerëz, që sipas të gjitha gjasave janë të integruar dhe të dalin e ta mbysin koronavirusin me këmbana, ky nuk është asgjë tjetër vetëm se një primitivizëm që ka ardhur nga nëna e tyre, nga Rusia. Ne kemi informacione, edhe pse ato janë të fshehta dhe nuk i publikojnë agjencitë ruse, që spitalet ruse janë edhe brenda edhe jashtë të mbushura me të vdekur por e fshehin këtë të vërtetë me ia rritë sukseset dhe propagandën e një vaksine ruse”, thotë ai.

E këtë praktikë të mbytjes së virusit vdekjeprurës, e kanë ndjekur edhe Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” në Prishtinë dhe ajo në Deçan. E kjo, sipas tij, ka ndodhur si rezultat i propagandës ruso-serbe kundër shqiptarëve.

Historiani Selim Lokaj thotë për KosovaPress se kjo dëshmon se propaganda antishqiptare e diplomacisë dhe shërbimeve sektrete ruso – serbe nuk ka përfunduar.

“Nuk e di pse veprojnë me një gjë të tillë. Pse kanë pranuar një lojë, një mashtrim, me këmbana të mbytet virusi. Por, një gjë duhet ta dinë se ortodokzimi, si pjesë përbërëse e shtrirë në një hapësirë shumë të madhe, me qendër të jashtëzakonshme, në Rusi, është një ndikim i madh, edhe në Ballkan e për fat të keq edhe tek ne në Deçan… E kam… një foto… ku shkruhet ‘Vizita e Konsullit rus në Manastirin e Deçanit’. Dhe, që atëherë lojërat mashtruese, propaganda antishqiptare të diplomacisë dhe shërbimeve sekrete të Rusisë, në bashkëpunim me elementet e Serbisë ndaj shqiptarëve nuk kanë përfunduar. Kam bindjen, ashtu siç po ua lejojmë veprimin, ashtu siç askush nuk përkujdeset për një mbikëqyrje të një veprimi të tillë kam frikë se do të shkojë shumë gjatë”, thekson Lokaj.

Ai shton se ndikimi i kishës ortodokse në Kosovë është imponim direkt nga Beogradi, në mënyrë që Serbia të luajë rolin e saj udhëheqës në rajon.

“Ndikimi i Kishës është imponim nga Beogradi dhe përmes manastireve, përmes ortodoksizmit, Serbia e luan atë rolin udhëheqës, dominant në aspektin fetar, dhe kreatorët e politikës serbe janë, kisha, akademia. Dhe, pas tyre, zbatues të vendimeve është aspekti shtetëror, institucionet shtetërore të Serbisë”, thotë ai.

Ndërsa eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se imitimi i praktikave propaganduese të kishave ortodokse ruse nga ana e kishave ortodokse në Kosovë, dëshmon shtrirjen e ndikimit rus te serbët në Kosovë.

“Ndikimi rus edhe i kishave ortodokse ruse edhe në mentalitetin por edhe në besimin ortodoks në Serbi dhe tek serbët e Kosovës është i madh, dhe me këtë mendoj që ka ndikim. Tash, aspekti i bestytnive, pa dashur me hy në këtë, realisht e dimë që virusi i ka tejkaluar këto barriera dhe e ka përfshirë edhe Rusinë në masë të madhe dhe shumë shtete tjera që realisht vetëm mjekësia mund t’i dalë ballë dhe jo besëtytnitë e tyre”, thotë ai.

Megjithëkëtë, Ibishi për KosovaPress tregon se tingulli i këmbanave është i rregulluar me Ligjin për mbrojtje nga zhurma.

“Kjo është e rregulluar me Ligjin për Mbrojtje nga zhurma, aty dihet saktësisht. Pa dashur me e komentu tutje aspektin shëndetësor. Por, dihet që çdo imitim i zërit, qoftë ezani apo këmbana duhet të limitohet zhurma e saj, qoftë ditën apo natën. Pra, të jetë në kuadër të atyre limiteve të caktuara. Thuhet se aty duhet të jetë deri 40 decibilë natën dhe ditën 55-65, ashtu është e rregulluar me ligj”, sqaron Ibishi.

Lidhur me metodat propaganduese të kishave ortodokse për gjoja mbytjen e virusit COVID-19, pati reaguar edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.

Ai pati thënë se kjo krahas propagandës, është edhe tendencë provokuese.

“Jemi dëshmitarë të dezinformimit me qëllim nga Moska për fatkeqësinë humanitare të virusit. Rusët nuk kursejnë as besimtarët e vet ortodoksë vetëm për të bërë veprime që u shkojnë atyre përshtati. Në anën tjetër, është e dëshmuar se njerëz të shërbimeve sekrete serbe qarkullojnë si në të gjitha kishat, edhe në këtë kishë. E rrjedhimisht, aty ku është shërbimi sekret serb është edhe shërbimi sekret rus. Pra, lirshëm kjo mund të konstatohet se është një shkaktim kaosi nga Moska. Bota e di se kudo ka kishë ortodokse, aty ka një agjent të tyre”, ka thënë Musliu.

Për “luftën” që kishat ortodokse në Kosovë bënë ndaj koronavirusit, KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga Manastiri i Deçanit, porse një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndonëse të gjitha pyetjet u janë dërguar në mesin e dhjetorit, këta të fundit ende nuk kanë kthyer një përgjigje. Madje, edhe kur ekipi ynë shkoi atje për të parë nga afër mundësinë për realizimin e një interviste, askush nga përfaqësuesit e manastirit nuk ka pranuar të përgjigjet. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori