LAJMI I FUNDIT:

India nis “fushatën më të madhe në botë” të vaksinimit kundër COVID-19

India nis “fushatën më të madhe në botë” të vaksinimit kundër COVID-19

India ka filluar të vaksinojë punëtorët shëndetësor të shtunën në atë që ka të ngjarë të jetë fushata më e madhe në botë e vaksinimit kundër COVID-19, duke u bashkuar në radhët e kombeve më të pasura ku një gjë e tillë veçse ka filluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vendin, shtëpia e prodhuesve më të mëdhenj të vaksinave në botë dhe që ka një nga programet më të mëdha të imunizimit.

Siç bëhet e ditur, autoritetet indiane shpresojnë të japin vaksina për 300 milionë njerëz, afërsisht sa popullsia e përgjithshme e SHBA-së dhe disa herë më shumë se programi i saj ekzistues që synon 26 milionë foshnje.


Përfituesit përfshijnë 30 milionë mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të vijës së parë për t’u ndjekur nga 270 milionë të tjerë, të cilët janë të moshës mbi 50 vjeç ose kanë sëmundje që i bëjnë ata të prekshëm nga COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë nuk kanë specifikuar se çfarë përqindje e gati 1.4 miliard njerëzve do të shënjestrohen nga fushata, por ekspertët thonë se pothuajse me siguri do të jetë “fushata më e madhe në në të gjithë botën”.

Ndryshe, India është e dyta pas SHBA-së me 10.5 milionë raste të konfirmuara dhe renditet e treta në numrin e vdekjeve, pas SHBA-së dhe Brazilit, me pothuajse 152,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori