LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Reçakut, familjarët ende përjetojnë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999

Masakra e Reçakut, familjarët ende përjetojnë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999

Janë mbushur plotë 22 vjet që kur forcat serbe kryen ndër masakrat më të tmerrshme kundër njerëzimit në Reçak. Familjarët e personave të vrarë në këtë masakër thonë se edhe pas 22 viteve nuk po shohin ndonjë nismë për vendosjen e drejtësisë.

15 janari i vitit 1999 për Ramize Begajn mbetet dita më e trishtë e jetës së saj. Ramizja kujton se atë ditë forcat serbe morën vëllain e saj të cilin e keqtrajtuan e më pas e vranë.

“Tetë motra jemi. Vetëm dy vëllezër i kemi pas. Ky ishte vëllai më i madh. Ka lënë jetimë gjashtë fëmijë dhe nusen e re. 14 vite martesë ka pasur”, tregon  Ramize Begaj për RTV Dukagjinin.


Murat Metushi i cili jeton në Zvicër, thotë se vjen në Kosovë çdo janar për të përkujtuar nënën, babain dhe familjarët e tjera të vrarë në këtë masakër, përcjellë Telegrafi.

Ai thotë se plagë e madhe mbetet që ende nuk është gjetur trupi i nënës së tij, derisa thotë se ka pritur më shumë nga institucionet në zbardhjen e fatit të pagjeturve.

“Nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim, jo vetëm për trupin e nënës sime por edhe për personat tjerë që janë të zhdukur. Po presim”, thotë Murat Metushi.

Në orët e hershme të mëngjesit më 15 janar të vitit 1999 Reçaku ishte rrethuar nga forcat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Dëshmitarët që kanë mbijetuar thonë se serbët kanë hyrë në shtëpitë e qytetarëve duke marrë, vrarë e masakruar 45 banorë të këtij fshati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori