LAJMI I FUNDIT:

Gazeta spanjolle Marca: Prishtina i bën homazhe heronjve të Kosovës para se të udhëtojë për në Barcelonë

Gazeta spanjolle Marca: Prishtina i bën homazhe heronjve të Kosovës para se të udhëtojë për në Barcelonë

Gazeta e njohur spanjolle Marca i ka kushtuar një artikull ekspeditës së klubit të futsallit, Prishtina, e cila do të ndeshet sot (e premte) me Barcelonën në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.

Marca nis rrëfimin duke thënë se më 31 mars, Spanja do të luajë kundër Kosovës në një ndeshje që do të jetë historike, pasi do të përballen me një përfaqësuese nga një vend që arriti pavarësinë në 2008, e cila u pranua nga FIFA në 2016, por që Spanja, së bashku me 78 vende të tjera të Kombeve të Bashkuara, nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Në këtë mënyrë, vizita e Prishtinës paraqitet si një provë, në një shkallë më të vogël, të asaj që do të ndodhë pas një muaj e gjysmë.


Ndërkohë, skuadra kosovare dëshironte të rrethonte këtë ndeshje futsali me rëndësi të veçantë.

Lajmi i publikuar në gazetën Marca

Për këtë arsye, para se të nisej për në Barcelonë, skuadra dhe pjesa tjetër e anëtarëve të klubit i bënë nderime heronjve të tyre kombëtarë. Homazhet u mbajtën në varret e Adem Jasharit dhe Fadil Vokrrit të martën.

I pari konsiderohet babai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftoi për pavarësi kundër Jugosllavisë që nga viti 1991 dhe i cili vdiq në një sulm në shtëpinë e tij nga policia serbe në mars të 1998, shkruan Marca.

Nga ana e tij, Fadil Vokrri ishte një ish-futbollist i Përfaqësueses së Jugosllavisë në vitet 1980 dhe në 2008 ai u emërua president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Dhjetë vjet më vonë ai ndërroi jetë dhe varrimi i tij u bë me funeral shtetëror. Përveç kësaj, stadiumi i Prishtinës u riemërua me emrin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori