LAJMI I FUNDIT:

Kina raporton rritje të rasteve me coronavirus

Kina raporton rritje të rasteve me coronavirus

Kina raportoi numrin më të lartë të rasteve ditore nga COVID-19 në më shumë se 10 muaj, treguan të dhënat zyrtare të premten, për shkak të një shpërthimi të rëndë në verilindje që ka vendosur më shumë se 28 milionë njerëz nën bllokim.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, një total prej 144 rastesh të reja me COVID-19 u raportuan më 14 janar, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë – duke shënuar kështu rritjen më të lartë ditore që nga 202 raste të raportuara më 1 mars.


Komisioni tha se 135 nga rastet e reja ishin infeksione lokale 90 prej të cilave ishin në provincën Hebei ndërsa në provincën Heilongjiang janë raportuar 43 raste.

Ndërkohë në rajonin autonom Guangxi është regjistruar 1 rast dhe 1 tjetër u raportua në provincën Shaanxi.

Kjo rritje vjen derisa ekipi i hetuesve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është vendosur në karantinë në qytetin Wuhan, ku sëmundja u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019.

Ekipi synon të hetojë origjinën e pandemisë që tani iu mori jetën gati 2 milionë njerëzve në të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori