LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LDK nuk do të lejoj që shoqëria kosovare të dorëzohet përballë militantëve të dhunshëm të Facebook-ut

Hoti: LDK nuk do të lejoj që shoqëria kosovare të dorëzohet përballë militantëve të dhunshëm të Facebook-ut

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës  (LDK), Avdullah Hoti, tha të enjten, gjatë takimi me strukturat e kësaj partie në Gjilan, se LDK e ka për obligim që mos të lejoj shoqërinë kosovare të gjunjëzohet para militantëve të dhunshëm të Faceboo-ut.

“Mbi të gjitha duhet të sigurohemi që në Kosovë të mbizotërojë kultura demokratike, që intelektualët e këtij vendi mos të dorëzohen, që politikanët e ndershëm të këtij vendi të mos dorëzohen, djem dhe vajza të reja të mos dorëzohen para militantëve të Facebookut që janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe fizikisht”, tha Hoti.

Duke folur për qeverisjen 7 mujore, ai potencoi faktin se kjo ka qenë qeverisja më e vështirë që nga paslufta, pasi ka pasur sfida shumë të rënda, duke përfshirë pandeminë, situatën ekonomike, situatën e krijuar me arrestimet nga Gjykata Speciale dhe raportet e rrënuara me bashkësinë ndërkombëtare.


“Ne kemi arritur që të gjitha këto sfida ti menaxhojmë me sukses. Nuk kemi dështuar në asnjërën prej tyre”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Sipas tij fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë ndër fushatat më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë.

“Unë do të doja që ta bënim një garë politike, në studiot televizive bashkë me kandidatët e partive tjera që janë në garë për kryeministër, me i krahasu politikat e secilit subjekt, sepse kështu bëhet gara në një shtet demokratik. Por jo s’mund ta bëjmë këtë garë në këtë mënyrë sepse kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë politikisht kundër LDK-së por janë kundër shtetit të Kosovës. Këta që i kemi përballë nuk janë kundërshtarë politik janë kundërshtar të shtetit të Kosovës, prandaj është mision për ne dhe njerëzit e LDK-së që të gjithë së bashku të angazhohemi, jo vetëm për LDK-në dhe vizionin e saj, por për ta ruajtur këtë shoqëri dhe për ta ruajtur demokracinë në këtë shoqëri dhe për ta ruajtur kursin perëndimor të kësaj shoqërie”, tha Hoti.

Ai bëri thirrje për mobilizim të strukturave dhe elektoratit të LDK-së për të ruajtur shtetin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori