Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që verifikimin e personave që aplikojnë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit ta bëjë edhe përmes thirrjeve telefonike. Një vendim të tillë po e kundërshtojnë Vetëvendosje, parti kjo e cila ka dërguar edhe ankesë në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, që po drejton iniciativën politike “GUXO”.
Kjo e fundit në cilësinë e u.d të presidentit i ka drejtuar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ka lutur për shqyrtimin e vendimit për verifikimin e personave nga diaspora që aplikojnë për të votuar.
Një veprim i tillë i Vjosa Osmani po cilësohet si ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe një praktikë e gabuar. Kështu ka thënë Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
“KQZ është institucion i pavarur dhe të gjitha paqartësitë me vendimet e saj do duhej të trajtohen përmes mekanizmave dhe procedurave të parapara për ankimim. Letra e fundit nga UD të Presidentit është ndërhyrje në punën e KQZ –së dhe praktikë jo e mirë se si duhet të respektojmë integritetin e institucioneve të pavarura”, ka thënë Kryeziu për Express.
Kreu i KDI’së thotë se letra e Osmanit si u.d. e presidentit që po merr pjesë edhe në procesin zgjedhor e zbeh rolin unifikues që duhet ta ketë presidenti.
“Për më tepër letra nga pozicioni i UD të Presidentit, e cila për dallim nga Presidenti i zgjedhur merr pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje i zbeh vlerat e Presidentit për rolin unifikues dhe jo partiak, që duhet ta ketë Presidenti”, ka përfunduar Kryeziu.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe kreun e IKD-së, Ehat Miftarajn, i cili thotë se e drejta për ankesë është e garantuar, por që gjithmonë secili adresim, sipas tij, duhet të mos ndërhyjë në proces të vendimmarrjes dhe pavarësisë.
“Vendimet e KQZ janë subjekt i ankimimit nga palët e interesuara. Mjeti juridik apo e drejta në ankesë ndaj vendimeve të KQZ është e garantuar, dhe në këtë drejtim Presidenti apo përfaqësues të partive politike mund të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me procese të caktuara, por që çdo adresim duhet të ruaj dhe respektoj procesin vendimmarrës dhe pavarësinë”, ka thënë Miftaraj.
Akuza drejt Osmanit për ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së mbrëmë kanë drejtuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike në një debat me këshilltarin e Osmanit, Faton Pecin.
Florian Dushi i LDK’së mbrëmë në “Rubikon” ka thënë se letra e Vjosa Osmanit ka qenë ndërhyrje flagrante në punën e KQZ’së dhe sipas tij nuk ka nevojë që dikush të diktojë punën e institucionit që drejton Valdete Daka.
“Është ndërhyrje flagrante, tendenca me ia diktu punën KQZ-së cilido institucion tjetër. Nuk mundet dikush që të luaj rolin e eprorit të KQZ-së. Ndërhyrja e këtillë që ndodh për herë të parë. Një president i drejtohet KQZ-së që të kërkojë rishqyrtimin e një vendimi. Ne duhet t’i ruajmë organet tona. S’ka nevojë që dikush të diktojë se si duhet të bëjë punën një organ i pavarur”, ka thënë Florian Dushi, anëtar i LDK’së në KQZ.
Dushi ndër të tjera ka thënë se është e gabuar që Valdete Daka ka kontaktuar me këshilltarët e Presidencës.
Edhe Faton Fetahu këshilltar ligjor në kuadër të PDK’së ka thënë se letra e Osmanit është ndërhyrje në punën e KQZ-së si institucion i pavarur, derisa ka rikujtuar Aktgjykimin e Kushtetueses gjatë kohës sa Jakup Krasniqi kishte qenë ushtrues detyre.
“Letra e u.d. të presidentes paraqet shkelje flagrante të punës dhe pavarësisë së KQZ’së”, ka thënë Fetahu.
Fetahu është përplasur edhe me këshilltarin e Vjosa Osmanit duke thënë se “është për keqardhje që zyra e Presidencës të flet me gjuhën e një subjekti politik”.
Derisa Peci iu është përgjigjur këtyre akuzave se Presidenca është e interesuar që të garantohet mbarvajtja e procesit dhe vota e lirë.
“E dimë që KQZ është e pavarur. Nuk mund të quhet me tendencë, kërkesa e presidentes për funksionimin demokratik të institucioneve, e që nuk funksionon pa hallkën e garantimit të votës së lirë. Në asnjë formë nuk mund të shihet si konflikt interesi një reagim i tillë, vetëm pse presidentja ka paralajmëruar pjesëmarrje në procesin zgjedhor”, ka thënë Peci në Rubikon.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me datë 14 shkurt, derisa tashmë ka filluar edhe aplikimi i diasporës për t’u përfshirë në procesin zgjedhor që rrodhi si pasojë e rrëzimit të Avdullah Hotit nga pushteti pas Aktgjykimit të Kushtetueses për votën e Etem Arifit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025