LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Opsioni i grevës në arsim mbetet i hapur

SBASHK-u: Opsioni i grevës në arsim mbetet i hapur

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar sërish grevë.

SBASHK-u ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve kanë konstatuar se greva mbetet opsion i hapur.

“Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm së bashku me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve duke debatuar për situatën aktuale në arsim dhe për kërkesat e anëtarësisë lidhur me shtesën në paga për arsye të punës në kushteve të vështirësuara nga pandemia dhe rreziku nga prekja me Covid 19 dhe për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Pas një debati të hapur duke vlerësuar edhe situatën aktuale në Kosovë dhe duke analizuar me kujdes këto dy kërkesa të anëtarësisë , pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë sjellë përfundimin periudha e dytë e mësimit të nis më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.


Kjo sindikatë thotë se ditët e ardhshme do të organizojnë takime për të marrë mbështetje për grevën e përgjithshme.

“U autorizua Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut që nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialogu, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit, që do të shpërndahen të premten e tutje në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Lajme
Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Drejtësi
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori