LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur, i shqiptohet një muaj paraburgim

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur, i shqiptohet një muaj paraburgim
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.

Në njoftimin e Policisë thuhet se fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.

“Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e dy operacioneve të bastisjes me ç’ rast, policia ka arrestuar të dyshuarin; H. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më datë 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim bëhet e ditur se policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

“Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para Gjykatës dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori