Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga dita e mërkurë do të nis zbatimi i pagesës për makinat e parkuara në rrugë.
Ahmeti gjatë prezantimit të Projektit për Menaxhimin e Parkingjeve Publike tha se, komuna është gati për fillimin e zbatimit të “Prishtina Parking”.
Të hyrat nga ky projekt pritet të jenë deri në 5 milionë euro, dhe sipas tij do të zvogëlohet edhe numri i veturave që qarkullojnë në qendër.
Ai ka bërë të ditur se për zonën 1, rruga “Agim Ramadani” deri te “Pallati i Rinisë”, parkingu për banorët rezidentë në muaj kushton 10 euro ose 100 euro për vit. Në zonën 2, “Dardania”, “Bregu i Diellit”, do të kushtojë 7 euro në muaj ose 70 euro në vit, ndërsa në zonën 3 do të jetë 5 euro në muaj ose 50 euro në vit.
“Nuk mund të vish edhe ta zësh një parking në qendër për 8-9 orë. 30 për qind e trafikut bëhet prej njerëzve që kërkojnë parking. Shumica e këtyre parkingjeve i kemi marrë për menaxhim. Sot kemi kënaqësinë t’ju lajmërojmë që duke filluar nga nesër në disa vende më të frekuentuara do të fillojmë zbatimin e parkingjeve rezidente. Mundësia e parë është përmes aplikacionit ‘Prishtina Parking’. Paguhet për minutë, për ata që nuk janë rezidentë mundësia e parkingut është dy orë”, ka njoftuar Ahmeti.
Ai theksoi se do të ketë kontrollorë të parkingut, dhe në rast se shihet që regjistrimi nuk është bërë me pagesë do të thirret policia për gjobitje prej 25 eurove. Mundësia tjetër është përmes operatorëve telefonik, me parking metër, po ashtu edhe blerja e biletave në pika të caktuara.
Ndryshe, sipas kryetarit Ahmeti, banorët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të aplikojnë deri më 28 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës