LAJMI I FUNDIT:

Osmani u takua me Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian

Osmani u takua me Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot pasdite me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë për Kosovën.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, Osmani ka theksuar se në raportin e ardhshëm të Parlamentit Evropian për Kosovën do të ishte mirë të kërkohet në mënyrë eksplicite njohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Më tej, Osmani ka falënderuar BE-në për mbështetjen e Kosovës në përballje me pandeminë, teksa në këtë kontekst ka kërkuar mbështetje edhe në monitorimin e procesit zgjedhor në funksion të ruajtjes së kredibilitetit dhe besueshmërisë së këtij procesi.


Gjatë takimit me Rainer Wieland, zv. Presidenti i PE-së, Lukas Mandl, nga grupi EPP, Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE (grupi i të gjelbërve), Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së. u diskutua se prioritetet e Kosovës duhet të jenë investimi në shëndetësi, arsim dhe punësim të të rinjve, për ta krijuar një mjedis ku ata nuk duan ta braktisin vendin.

Po ashtu u diskutua për përgatitjet që po bëhen për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e krijimit të institucioneve të fuqishme e përfaqësuese, si rezultat i këtyre zgjedhjeve.

Përgjatë bashkëbisedimit u theksuan edhe sfidat në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq Osmani potencoi parimet që duhet të jenë udhërrëfyes në këtë proces. Sipas saj, vendi ka nevojë të përfaqësohet nga një Qeveri legjitime, e cila do ta mbrojë integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës si dhe rregullimin kushtetutes të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori