Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se ka marrë konfirmimin e ambasadorit jo-rezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad al-Marri, se Doha nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën dhe do të vazhdojë mbështetjen. Takimi mes tyre është zhvilluar të martën në Tiranë të Shqipërisë.
Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të vitit 2011. Në ditët e fundit, ky vend është shëndruar në një temë përplasjesh mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo, pasi më 8 janar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se i ka kërkuar ambasadorit të Katarit në Serbi, Mubarak bin Fahad Al-Thani, që ky vend “të përmbahet nga lobimi aktiv ndërkombëtar në favor të Prishtinës”, për t’i dhënë mundësi dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje (Kosovë-Serbi).
Ndaj kësaj deklarate reagoi ministrja në detyrë, Haradinaj-Stublla, e cila tha se kërkesa e Selakoviqit për Katarin shkel zotimin e 15-të të Marrëveshjes së Uashingtonit.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Kosova, sipas marrëveshjes, është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të zbatojnë këtë marrëveshje pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane. Më 20 janar, demokrati, Joe Biden, do të inaugurohet si president i Shteteve të Bashkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025