LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha ndan një fotografi të nënës së ndjerë në momentin kur lindi Renee

Robert Berisha ndan një fotografi të nënës së ndjerë në momentin kur lindi Renee
Foto: Instagram

Këngëtari i njohur Robert Berisha është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ditë më parë njoftoi fansat se ka ndërruar jetë nëna e tij, Teuta Berisha, e cila vite më parë vuante nga një sëmundje.

42 vjeçari së fundmi ndau një fotografi të së ëmës në InstaStory, ku shfaqet përkrah Renee, në momentin kur lindi vajza e Robertit dhe këngëtares Nora Istrefi.


Robert Berisha (Foto: Instagram)

“Mami”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që duket të jetë realizuar më 15 maj të vitit 2015, pikërisht ditën kur lindi Renee.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin”, Robert Berisha me një tjetër dedikim prekës për të ëmën
Lexo po ashtu “Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin”, Robert Berisha me një tjetër dedikim prekës për të ëmën

Ditën e djeshme (e hënë), Roberti po ashtu publikoi një thënie të shkrimtares Elif Shafak, ku thuhej se nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin, por shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.

Teuta vdiq të shtunën (9 janar), ndonëse ceremonia varrimit ishte bërë vetëm me familjarët për shkak të situatës me coronavirus. /Telegrafi/