LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 1075 vjet burg për krime të ndryshme: Udhëheqësi kult turk pohon se ka 1000 të dashura

Dënohet me 1075 vjet burg për krime të ndryshme: Udhëheqësi kult turk pohon se ka 1000 të dashura

Një gjykatë në Stamboll “goditi” udhëheqësin kult, Adnan Oktar me mbi 1.000 vjet burg për 10 krime të ndryshme.

Adnan Oktar është kreu i një kulti që konsiderohet si një organizatë kriminale nga prokurorët. Turku 64-vjeçar dhe dhjetëra ndjekës të tij u arrestuan në sulmet e njëkohshme mbarëkombëtare në vitin 2018.

Oktar predikoi pikëpamje konservatore ndërsa gratë që i quajti “kotele” të tij – shumë prej të cilave duket se kishin kryer operacione plastike – vallëzonin rreth tij në studion televizive, raporton dailysabah.


Ai u dënua me 1,075 vjet për krime duke përfshirë sulme seksuale, abuzim seksual të të miturve, mashtrim dhe përpjekje për spiunazh politik dhe ushtarak, njoftoi NTV.

Rreth 236 të dyshuar kanë qenë në gjyq në rastin kundër Oktarit, 78 prej të cilëve janë nën arrest, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu.

Ndryshe, seancat dëgjimore kanë paraqitur detaje të zhurmshme dhe akuza shqetësuese për krim seksual. Oktar i tha kryetarit të trupit gjykues në dhjetor se kishte afër 1000 të dashura. /Telegrafi/