LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut bllokojnë rrugët regjionale Drenas-Obiliq-Prishtinë

Reshjet e shiut bllokojnë rrugët regjionale Drenas-Obiliq-Prishtinë

Komuna e Drenasit ka njoftuar se rruga regjionale Drenas-Obiliq është e bllokuar.

Sipas komunës, bllokimi i kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të shumta.


“Rruga regjionale Drenas-Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” është e bllokuar nga uji, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative. Po ashtu edhe rruga regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është përkohësisht e bllokuar e po ashtu edhe shtëpitë e banimit janë vërshuar nga uji”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/