Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon kandidimin për deputet personave të dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, po shihet si politik dhe joefikas për të dekriminalizuar skenën politike në Kosovë.
Ndër të dënuarit në tre vjetët e fundit janë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe deputetët Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Ata u dënuan me kusht më 3 janar 2018, për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ky vendim i Kushtetueses, prek vetëm një pjesë të vogël, por jo edhe të gjithë personat zyrtarë e politikanët që janë të akuzuar për vepra penale korruptive.
Si i tillë, Miftaraj thotë për Radion Evropa e Lirë, ky vendim nuk mund t’i largojë nga skena politike personat që janë të dënuar dhe që kanë aktakuza.
“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese mund të themi se prek një numër shumë të kufizuar, shumë të vogël të personave (të politikës). Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk është se do të bëjë ndonjë diferencë të madhe, nuk është që do të bëjë dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë”, thotë Miftaraj.
Ai thekson se partitë politike duhet të miratojnë dokumente, përmes së cilave e pastrojnë skenën politike, në çdo rast kur një person është i akuzuar apo ka probleme me ligjin. Sipas tij, në këtë mënyrë që jo vetëm Kuvendi, por edhe institucionet tjera ekzekutive do të pastroheshin nga elementë që kanë probleme me ligjin.
Vendim me motive politike
Drejtoresha e Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Arbresha Loxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se vettingu apo dekriminalizimi i politikës, nuk mund të bëhet me parametra arbitrarë.
Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, sipas saj, është politik.
“Ne konsiderojmë që vetëm përcaktimet e qarta objektive mund t’i kontribuojnë pastërtisë së Kuvendit dhe jo përcaktimet e përkohshme dhe me motive të qarta politike, siç është rasti i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë ajo.
Loxha thotë se duhet të bëhet dallimi i veprave penale, e një gjë të tillë, sipas saj, nuk e ka bërë Gjykata Kushtetuese.
“Konsiderojmë që kufizimi i së drejtës për të kandiduar nuk do të duhej dhe nuk mund të bëhet ashtu ‘blanko’, pavarësisht nëse personi që do të kandidohet është i dënuar për ndonjë krim serioz apo për vepër penale që ka rrjedhur nga pakujdesia apo veprimi opozitar politik”, thotë Loxha.
Gjykata Kushtetuese në rol tjetër
Ehat Miftaraj nga IKD-ja thotë se Gjykata Kushtetuese me këtë vendim ka bërë përpjekje për të përmirësuar gabimet e gjykatave të rregullta.
Sipas tij, gjykatat nuk kanë guxim që t’i gjykojnë dhe dënojnë zyrtarët politikë, për t’ua kufizuar të drejtën e kandidimit me vendime gjyqësore.
Partitë zotohen se nuk do të garojnë me persona që kanë probleme me ligjin. Nëse kjo nuk ndodh, Miftaraj thotë se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë, në bazë të nenit 45 të Kushtetutës, gjykatat e Kosovës në çdo rast kur gjykojnë dhe dënojnë politikanë, zyrtarë publikë, e kanë mundësinë që përmes dënimit plotësues, t’ua kufizojnë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë të caktuar kohore”, thotë Miftaraj.
Aktgjykimi i plotë prej 65 faqesh i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me zgjedhjen jokushtetuese të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, u publikua më 6 janar të këtij viti.
Lëvizja Vetëvendosje e kishte dërguar në Kushtetuese çështjen lidhur me kushtetutshmërinë e votimit të Qeverisë Hoti, për shkak se për këtë qeveri më 3 qershor kishte votuar Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë prej më shumë se një vit burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje