LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë muaj përballje me pandeminë COVID-19, në Kosovë raste aktive janë 6 mijë e 535

Dhjetë muaj përballje me pandeminë COVID-19, në Kosovë raste aktive janë 6 mijë e 535

Janë bërë dhjetë muaj që Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Që nga 13 marsi 2020 kur u paraqit rasti i parë e deri më tani, në vend janë shënuar 53 mijë e 523 raste me coronavirus nga 195 mijë e 475 persona sa janë testuar si të dyshimtë.

Përveç numrit të lartë të rasteve, deri më sot në Kosovë janë shënuar edhe një numër i madh i rasteve të vdekjes nga ky virus.


Deri më sot nga virusi SARS-CoV-2 kanë humbur jetën 1 mijë e 375 persona.

Megjithatë edhe numri i personave që po arrijnë të shërohen nga ky virus është i lartë. Brenda këtyre dhjetë muajve, numri i personave të shëruar ka arritur në 45 mijë e 613, kurse raste aktive mbeten 6 mijë e 535.

Të shtunën në vend u konfirmuan 259 raste të reja, dhe shtatë raste të vdekjes. Komuna me më së shumti raste pozitive në vend vazhdon të mbetet Prishtina.

Për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka marrë një sërë masash.

Aktualisht në fuqi janë masat të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e lokaleve të gastronomisë, varësisht zonës që gjenden qytetet, sipas numrit të të infektuarve gjatë një jave.

Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, janë në zonën e kuqe, apo të rrezikut të lartë të përhapjes së virusit.

Në zonën e verdhë, atë të rrezikut mesatar për përhapje të virusit, janë Mitrovica e Jugut, Ferizaj, Lipjani, Podujeva. Vushtrria, Parteshi dhe Juniku.

Në zonën e gjelbër, apo të rrezikut të ulët të përhapjes së virusit, janë Gjakova, Kllokoti, Kamenica, Peja, Drenasi, Skenderaj, Istogu, Deçani, Shtëprca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori