LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon saga e pritjes në ambasadat gjermane

Vazhdon saga e pritjes në ambasadat gjermane

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi e vende të tjera.

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Agjencia e lajmeve, afp thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetem për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.


Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar „për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. „Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.”

Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut. Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e orareve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut, sipas afp./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Kalo në kategori