LAJMI I FUNDIT:

Policia për 24 orë dënon 485 qytetarë për mosrespektim të masave të Ligjit për Pandeminë

Policia për 24 orë dënon 485 qytetarë për mosrespektim të masave të Ligjit për Pandeminë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 485 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.


Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/