Rreth 45 vende e kanë identifikuar deri më tani variantin e coronavirusit që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, derisa ekspertët paralajmërojnë se më shumë vende mund të raportojnë rritje të mprehta të rasteve përgjatë javëve të ardhshme.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, 13 nga këto vende kanë regjistruar transmetimin brenda komunitetit të variantit B117, i cili përhapet më shpejt dhe e ka vendosur Anglinë në një bllokim të tretë.
Varianti u identifikua për herë të parë në qarkun Kent në muajin shtator, derisa vlerësohet të jetë rreth 56 për qind më i transmetueshëm se sa variantet e mëparshme.
Derisa është e pamundur të dihet saktësisht se ku gjendet ky variant dhe si do të zhvillohen rastet në të ardhmen, pamjet e mëposhtme ndihmojnë të tregojnë vendndodhjen e tij dhe cilat vende ‘vuajnë’ nga rritjet e COVID-19.
Vendet përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë, Gjermaninë dhe Italinë, kanë identifikuar transmetimin lokal sipas faqes së gjurmimit Cov-lineages.org.
SHBA-ja gjithashtu ka identifikuar transmetimin lokal në pesë shtete individuale.
Ku kanë udhëtuar njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar?
Mbetet ende e paqartë se si kontrollet e rrepta të kufijve dhe masat e karantinës do të përmbajnë përhapjen ndërkombëtare të variantit, raporton The Guardian.
Por edhe para se një mori vendesh të mbyllnin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës së Krishtlindjes, qindra mijëra njerëz kishin fluturuar nga MB-ja në vendet e tjera.
Shifrat e siguruara nga kompania e të dhënave të udhëtimit OAG, tregojnë se fluturimet me një kapacitet të kombinuar prej më shumë se 8 milionë, ishin planifikuar të niseshin nga Mbretëria e Bashkuar nga tetori në dhjetor.
Derisa këto statistika nuk marrin parasysh disa anulime të njoftimeve të shkurtra dhe nuk dihet se sa pasagjerë përfundimisht hipën në aeroplanë, shifrat sugjerojnë se qindra mijëra njerëz udhëtuan nga Mbretëria e Bashkuar derisa varianti zuri vend.
Destinacioni kryesor për fluturimet që kishin në plan të niseshin nga Mbretëria e Bashkuar ishte Spanja, e cila vendosi një ndalim udhëtimi më 22 dhjetor, tre muaj pasi varianti u identifikua për herë të parë.
Ekspertët paralajmërojnë se tashmë kjo ka të ngjarë të ketë përhapur variantin në të gjithë botën, dhe se është vetëm çështje kohe para se të identifikohet në numra më të mëdha.
Cilat vende kanë shënuar rritjet më të mëdha gjatë gjatë Krishtlindjes?
Derisa është e vështirë të llogaritet rritja e numrit të rasteve me variante pa mbikëqyrje të mirë, zbulohet se disa vende të tjera krahas Mbretërisë së Bashkuar tashmë po përballen me rritjet e infeksionit pas periudhës së Krishtlindjes.
Rreth 24 vende regjistruan më shumë raste të reja të coronavirusit në javën që mbaron më 4 janar, se sa në javën që mbaron më 21 dhjetor. Kjo përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut, dhe SHBA-në, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Midis vendeve me më shumë se 3 milion njerëz dhe me një normë totale të rasteve mbi një në 100 deri më tani, rastet janë dyfishuar në tre vende gjatë periudhës së Krishtlindjes në: Irlandë, Bolivi, Izrael.
Mbretëria e Bashkuar pësoi rritjen më të madhe dhe rritjen më të madhe absolute, duke regjistruar 203 mijë raste të reja në javën që përfundon më 21 dhjetor dhe 383 mijë në javën që përfundon më 4 janar. Kjo shënon një rritje të rasteve të reja prej 88 për qind.
Nga 24 vendet që kanë përjetuar rritje në rastet e reja gjatë Krishtlindjes, 10 vende kanë identifikuar zyrtarisht variantin e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Scholz dhe Macron “qëndrojnë së bashku ndërsa Evropa përgatitet të përballet me Trump”
Skena të rralla nga Florida – stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!