Të reshurat e shiut që kanë filluar para dy ditësh kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit. Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Drenasi janë rajonet më të prekura nga vërshimet, pasi lumenjtë që përshkojnë këto rajone kanë dalë nga shtrati.
Kryetari Bali Muharremaj ka thënë se nga mëngjesi të gjithë drejtorët komunalë kanë dalë në teren për të parë gjendjen e krijuar.
Ai ka thënë se janë tri fshatra më të prekura, ndërsa ka bërë të ditur se deri më tani gjendja është e menaxhueshme.
“Sot prej orës 10:00 të gjithë drejtorët komunalë janë në teren duke e përcjell gjendjen. Momentalisht kemi vërshime këtu në Verbicë që e lidhë komunën e Mamushës e lidhë edhe fshatin Tërnje, kemi në Samadraxh, Semetisht dhe në fshatin Studenqan. Momentalisht ekipet janë në teren tashmë kanë ardhur edhe zjarrfikësit. Vërshimet e kanë përfshirë një të katërtën e Suharekës, mirëpo në viset malore nuk kemi problem. Gjithashtu ku ka pas problem te Dubiqaku që i themi ne në Suharekë është e qetë, është duke u monitoruar gjendja. Momentalisht këto tri fshatra po mundohemi t’i sanojmë”, ka thënë ai.
Komuna e Suharekës është prej rajoneve që varet kryesisht prej bujqësisë. E Muharremaj lutet që dëmet të jenë sa më të vogla në bujqësi.
“Tash është sezon dimri besoj që nuk ka pasur mundësi të dëmtojë shumë kulturat bujqësore, por duhet të shikojmë se sa ka pasur vërshime dhe cila ka qenë sasia e ujit. Ekipet tona pasi të ndalen reshjet e shiut do të dalin në teren dhe të shohin se sa dëme ka pasur. Ka disa shtëpia të kapluara me uji dhe disa rrugë të bllokuara për shkak të ujërave të zeza. Por momentalisht situata është e qetë, por po mundohemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve sa të kemi mundësi”, tha Muharremaj për KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb
Sot hapet Panairi i Librit “Prishtina 2024”
"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin
Policët e rinj paguhen 335 euro më pak sesa parasheh ligji
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb