LAJMI I FUNDIT:

BE-ja: Presim zgjedhje të drejta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare

BE-ja: Presim zgjedhje të drejta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare

Bashkimi Evropian pret që Kosova të mbajë zgjedhje kredibile dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë të mund të ecë përpara.

Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, më 14 shkurt zgjedhjet parlamentare
Lexo po ashtu Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, më 14 shkurt zgjedhjet parlamentare

“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”.


Ajo po ashtu shkroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme. /Telegrafi/