LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Interit mohuan shitjen e klubit, por vazhdojnë fjalët që kjo do të ndodh – zbulohen dy investitorët e interesuar

Pronarët e Interit mohuan shitjen e klubit, por vazhdojnë fjalët që kjo do të ndodh – zbulohen dy investitorët e interesuar
Foto: FC Inter/Twitter

Të shtunën presidenti i Interit, Steven Zhang, nuk ishte mjaftueshëm bindëse ku i mohoi thashethemet në lidhje me shitjen e shumicës së aksioneve në klub.

Tani mediat italiane shkruajnë se janë dy grupe investitorësh që kanë shprehur interesim për klubin italian.

I pari është një fond nga Katari që disa javë më parë, është interesuar edhe për llogaritë e klubit.


Për momentin, negociatat nuk kanë marrë fund edhe pse ka një ndryshim të madh mes ofertës dhe kërkesës: Familja Zhang e vlerësojnë klubin pak më pak se një miliard euro (960 milionë euro) , ndërsa propozimi arab është shumë më i ulët.

Pala e dytë e interesuar është BC Partners, përfshirja e të cilëve (ende një fazë paraprake) u zbulua dje nga “Sole 24 Ore”. /Telegrafi/