LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, Prokuroria nis hetimet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restaurantin “Steak House” në Ferizaj, ku si pasojë e tij mbetën të lënduar dyzetekatër (44) persona.

“Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/