LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha flet në emisionin e famshëm amerikan për vegetën që përdorin shqiptarët: Nëse jeni shqiptar, duhet ta keni në çdo gatim tuajin

Bebe Rexha flet në emisionin e famshëm amerikan për vegetën që përdorin shqiptarët: Nëse jeni shqiptar, duhet ta keni në çdo gatim tuajin

Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Bebe Rexha, e ka treguar shumë herë me krenari origjinën e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka folur për gjërat e preferuara që ka në shtëpinë e saj, si çmimet e fituara në evente muzikore apo dhuratat e ndryshme që ka në shtëpi.


Ndër të tjerash, Rexha ka ndarë me fansat edhe një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi.

Foto: Esquire

Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët, dhe vet këngëtarja e potencoi një gjë të tillë.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar, se si ne i bëjmë si gjërat më të mahnitshme, por kjo është e pabesueshme, e vetmja gjë është që ka pak kripë në të, por ju e dini se çfarë është në rregull. Do ta bëjë ndonjë supë më të shijshme, dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar këtë”, ka thënë Bebe Rexha.

Jo pak herë, artistja me origjinë nga Dibra ka folur për preferencat e saj për kulturën dhe kuzhinën tradicionale shqiptare.

Ndër të tjerash, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë e saj certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në MTV Video Music Awards 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori